Musliu për “Soravia”: Nëse dikush mendon se një miliarder austriak mund të bjerë nën ndikimin e imponuar, atëherë ne jemi mjeshtër të mëdhenj

Nëse dikush ka fuqi të tregtojë ndikim me një miliarder austriak, atëherë ai është mjeshtër i madh, thotë analisti politik Albert Musliu për shitjen e Qendrës Tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit.

“Bëhet fjalë për ‘Soravia’, e cila ka një borxh prej 20 milionë eurosh, prej të cilave 6 i ofron investitori dhe me siguri supozoj se Drin Ahmeti ka gjetur mënyrën për të bërë një projekt me të cilin do të fillojnë të paguajnë borxhet nga të ardhurat e Soravia. Tek ne askush nuk e pyet se nga ka ardhur borxhi prej 20 milionë eurosh? Siç thanë investitorët paratë janë të një banke nga Shqipëria. Ai objekt nuk është 20 milionë euro, por po paguajnë një pjesë të borxhit dhe po hyjnë në aksione. Nëse dikush këtu mendon se një miliarder austriak mund të bjerë nën ndikim të imponuar, atëherë ne jemi mjeshtër të mëdhenj”, ka thënë Musli në emisionin “24 analizë”.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.