“Ndryshimet kushtetuese janë pjesa kryesore e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarin, e cila parashikon njohjen e pakicave bullgare si popull shtet-formues dhe bashkërendim të historisë dhe kulturës. Kjo marrëveshje është njohur nga Bashkimi Evropian si një prej kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim”.
Kështu thotë në një prononcim për portalin Politiko.mk, analisti politik Albert Musliu duke folur mbi bllokadën e opozitës maqedonase dhe kushtëzimin e opozitës shqiptare ndaj ndryshimeve kushtetuese,përcjellë Indeks.mk
Sipas tij, opozita shqiptare nuk duhet të kushtëzojë votimin e ndryshimeve kushtetuese me heqjen e pragut të 20 % për gjuhën shqipe.
“Nëse opozita insiston në heqjen e 20 për qindëshit nuk shoh diçka të keqe mendoj se është si çështje pak e vonuar. 21 vite ka pas kohë për heqjen e 20 për qindëshit nuk është diçka që është e re por nëse shkak i mos-ndryshimeve kushtetuese bëhet ajo, mendoj se opozita do të ballafaqohet me reaksionin e qytetarëve, por nuk besoj se do të arrij deri aty. Kjo temë u nis edhe gjatë ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, e pas asaj u ndërpre, e kështu që ka shumë kohë që po shfrytëzohet për qëllimet e opozitës si keqpërdorim i momentit”, deklaroi Musliu për Politiko.mk
Se ajo duhet të hiqet, shton ai, nuk ka dilema, po të kushtëzohen ndryshimet kushtetuese me heqjen e 20 për qindëshit mendoj se i shkon për shtati vetëm opozitës maqedonase.
“A është momenti tani? Atë duhet ta mendojnë ato – nëse eventualisht bëhen shkaku i mos-votimit të ndryshimeve kushtetuese. Unë jam shumë optimist se do të arrihet votimi i ndryshimeve kushtetuese dhe vendi do të mund të integrohet në Bashkimi Evropian”, thotë Musliu. (Politiko.mk)