Muja: Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi versioni modern i Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit

September 28, 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në ATV, ka ndërtuar një paralele mes Vuçiqit, Vulinit, e Radojiçiqit dhe Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit. Sipas tij, tre të parët janë versioni modern i treshes së dytë.

“Aleksandar Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi janë pasqyrë e modernizume e Millosheviqit, Sheshelit dhe Arkanit. Këta janë version i ditëve të sotit”, deklaroi Muja.

“Kosova iu ka nënshtru agresionit. Mjeti ka qenë terrorizmi. Shteti serb ka qenë këmbë e krye i involvum në sabotimin e shtetit të Kosovës. Madje këtë herë e kanë ngrit nivelin e eskalimit”.

Sulmi terrorist, sipas Mujës, u krye me armë të marra nga ushtria dhe xhandarmëria serbe, nën urdhërat e Vuçiqit dhe Vulinit.

“Me gjithë atë arsenal të armëve që i kanë marrë nga ushtria serbe dhe xhandarmëria serbe, nën urdhëra të Vuçiqit dhe Vulinit, projekti i tyre ka qenë për të vrarë sa më shumë”.

Ai ka thënë se Serbia dhe Rusia tentuan që ta ripërsërisin në Kosovë, skenarin e njëjtë që është implementuar në Ukrainë.

“Këta janë duke ripërsëritë skenarin e saktë të Krimesë dhe Donbasit që e ka implementu Rusia. Edhe këta njerëzit e gjelbërt që i pamë atje i ka përdor Rusia në Krime. Këtyne iu ka mbetë vetëm edhe një nivel i lartë i eskalimit, ndërhyrja ushtarake. Në të gjitha kanë dështu, mirëpo ju mbetet edhe karta e fundit, ndërhyrja ushtarake”.

“Duke njoftë kapacitetet e shtetit tonë, pata thonë që kushdo që hyn ka me u kthy në arkivol”, tha ai.

Previous Story

Rusia në anën e Serbisë: S’ka stabilizim në Kosovë shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së!

Next Story

Bekteshi: Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për produktet bujqësore

Latest from Blog

Go toTop