“Mrekullia” e Championsit, Dinamo e Zagrebit para Bayernit, Realit e PSG-së

November 26, 2024

Formati i ri i Ligës së Kampionëve po del të prodhojë një garë të cuditshme.

Kështu për shembull, Dinamoja e Zagrebit nga një kompeticion pothuajse mediokër i Evropës, ai i Kroacisë, rezulton të jetë më e mirë, të paktën pas katër xhirove të para, se megaklubet me superyje.

Kështu, ekipi ballkanik qëndron mbi Bayernin gjigand, Realin e paarritshem në Champions, Milanin e famshëm dhe PSG-në pasanike.

Dinamoja ndodhet në vendin e 17. Pas saj, në të 18 vjen Bayerni. Reali i sheh këto dy kluve nga një pozitë më poshtë, e 19-ta, kurse Milani qëndron stoikisht në pozitën 20. PSG “shkreton” edhe më zi, duke mrizuar në pozitën 25. Nëse nuk avancon në ndeshjet e radhës dhe mbetet në këtë pozitë, Parisi nuk ia del të kualifikohen as në fazën e eleminimit direkt.

Xhiroja e pestë e Ligës së “formatizuar” të Kampionëve zhvillohet sot dhe nesër (më 26 e 27 nëntor). Kryendeshja e së martës është ajo mes Bayernit e PSG-së, ndërsa e mërkura rezervon derbin, mbase të krejt kësaj faze të Champions mes Liverpool dhe Real Madrid, që luhet të mërkurën.

Previous Story

Dabiqaj i Dritës, yll i javës në Superligë

Next Story

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Latest from Blog

Go toTop