MPB konfirmon, një tifoz bullgar therret me thikë, tre të tjerë sulmohen fizikisht

July 28, 2023

Ndeshja e sotme midis FC Shkupit dhe Levski Sofjes, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, është përcjellur me disa incidente. Të njëjtat kishin ndodhur pasdite në rrugën “Cvetan Dimov” afër qendrës tregtare “Çairçanja”, ndërsa kishin vazhuar edhe para hyrjes për në stadium, kur disa tifoz të Levskit ishin konfrontuar me policinë e Maqedonisë së Veriut.

Gjitha këto incidente janë konfirmuar edhe nga SPB Shkup.

“Me datë 27.07.2023 në ora 18:38 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” janë sulmuar fizikisht D.A. (29), D.J.(28), F.D.(31) dhe M.S.(30), të gjithë nga Republika e Bullgarisë, ku është përdorur edhe një mjet i mprehtë, me të cilin ka mbetur i plagosur D.A. Ai është transportuar në spitalin “Shën Naum Ohri”, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda, por sipas njoftimit nga spitali, personi është në gjendje stabile. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e MPB-së.

Ndryshe sot në kryeqendrën tonë kishin udhëtuar me qindra tifoz bullgar të Levskit, që kishin ardhur për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës në duelin ndaj FC Shkupit.

Previous Story

Agim Nuhiu: Me konceptin e ri për arsimin fillor, ofrojmë qasje bashkëkohore në mësim

Next Story

Pas ndarjes nga Serjozha, Adelina Tahiri provokon me poza nga plazhi (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop