MPB dënon babain e foshnjës 1 vjeçare, që ndërroi jetë në spital

Në lidhje me rastin ku foshnja 14-miajshe ndërroi jetë në Klinikën e fëmijëve në “Nëna Terezë”, Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje, që siç tha, V.S dhe vëllain i tij B.S janë denoncuar në polici pasi dëmtuan inventarin në spital.

Rasti është duke u hetuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, që siç thanë do të iniciojnë edhe një komision për mbikëqyrje profesionale në të dy institucionet shëndetësore.

Në anën tjetër, babai i foshnjës, V.S, për “Slloboden Peçat” tha se, nga stresi ka thyer kompjuterin dhe shtoi se, “çfarë presin, të sjellin lule?”

“Policia ka qenë sot në mëngjes, se kam thyer kompjuterin me kokë në stres të plotë, çfarë presin, të sjellin lule?’, tha babai i vajzës së ndjerë 14-muajshe, V.S.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.