Moti sot me vranësira

November 20, 2024

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët perëndimore që nga mëngjesi me reshje të shiut. Gjatë ditës reshjet do të zgjerohen edhe në pjesën më të madhe të vendit, më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore.

Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor (në disa vende mbi 70 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa nga orët e pasdites me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë celsiusë.
Previous Story

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, ja kur pritet të mbahen/ Zoran Millanoviq synon mandatin e dytë

Next Story

Babai i Edon Zhegrovës, kandidat i LDK-së për deputet

Latest from Blog

Go toTop