Moti sot me reshje shiu

October 25, 2023

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare, mjaft të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 16, kurse maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Deri të premten do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa ditën e enjte do të ketë kushte për paraqitje të gjëmime të rralla. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Më pas moti do të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë. /Telegrafi/

Previous Story

Dy të plagosurit nga të shtënat në “East Gate Mall” janë ende në rrezik për jetë

Next Story

OKB bën thirrje për armëpushim në Gaza, Izraeli kërkon dorëheqjen e Guterres

Latest from Blog

Go toTop