Moti sot me diell dhe temperatura deri në 39 gradë Celsius

August 21, 2023

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi verior dhe verilindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë./Telegrafi/

Previous Story

Mozzik: Trishtohem nga njerëzit që thonë “nuk besoj në Zot”

Next Story

Shifra shqetësuese! Në Maqedoni mbi 45 për qind e grave dhunën në familje e konsiderojnë çështje private

Latest from Blog

Go toTop