Moti sot me diell dhe temperatura deri në 30 gradë Celsius

September 28, 2023

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të ketë erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë, njofton DPHM.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë të qëndrueshme moti me vranësira mesatare. Të dielën do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe erë deri mesatare. Temperaturat do të jenë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.

Previous Story

Bekteshi: Nuk respektuan vendimin për uljen e çmimeve, mbyllen disa markete në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë

Next Story

Clark: Që nga vitet e 90-ta, manastiret serbe në Kosovë ishin strehë e nacionalizmit serb dhe strehimore e armatimit

Latest from Blog

Go toTop