Në botën e sotme, ndërgjegjësimi për ushqimin e shëndetshëm dhe marrjen e vitaminave është bërë shumë i rëndësishëm, por asnjëherë nuk e dimë se kur po e teprojmë.
Një rast i një pacienti me shenja dhe simptoma të rënda shëndetësore që përfshinte të vjella, të përziera, dhimbje barku, ngërçe në këmbë, tringëllimë në veshë, gojë të thatë, etje të shtuar, diarre dhe humbje të papritur të peshës – tregoi se ishte pasojë e marrjes së tepruar të vitaminës D përmes suplementeve.
Drita e diellit është një burim natyral i vitaminës D, por marrja përmes suplementeve mund të shkaktojë toksicitet, i cili nuk ndodh natyrshëm përmes ekspozimit në diell.