Monica Bellucci konfirmon lidhjen me regjisorin amerikan

June 29, 2023

Monica Bellucci ka konfirmuar lidhjen e saj me regjisorin Tim Burton. Aktorja 58-vjeçare italiane, në një intervistë për “Elle France”, e zbuloi se e dashuron 64-vjeçarin amerikan.

“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.

Monica dhe Tim janë takuar para 16 vjetësh, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion.

Previous Story

Si të flemë më mirë gjatë netëve të nxehta të verës

Next Story

Një turist gdhendi emrin e të fejuarës te Koloseu i Romës,gjobitet 15,000 euro

Latest from Blog

Go toTop