Momenti kur peshkaqeni mbyt një turist rus në një plazh të Egjiptit

June 9, 2023

Një 23-vjeçar rus u vra nga një sulm peshkaqen në një plazh në Hurghada të Egjiptit.

23-vjeçari rus u zhvendos në Egjipt me të atin disa muaj më parë për të shmangur luftën me Ukrainën.

Kur ngjarja ndodhi në Detin e Kuq, njerëzit bërtisnin me zë të lartë largohuni, notoni, peshkaqeni po vjen.

E dashura e rusit arriti të dal me kohë, ndërsa ngjarjen tragjike e ka parë babai i viktimës.

Një ekip i specializuar ishte në gjendje të kapte peshkaqenin, më qëllim për ta ekzaminuar atë për të zbuluar arsyet e mundshme të sulmit të tij dhe për të treguar nëse ishte i njëjti peshkaqen që shqeu edhe turistë të tjerë më parë.

Ministria e Mjedisit atje lëshoi një ndalim dy-ditor të notit duke filluar nga sot.

Gjatë viteve të fundit, disa incidente të ngjashme kanë ndodhur në Detin e Kuq të Egjiptit.

Në vitin 2022, dy gra u vranë nga sulmet e peshkaqenëve në Detin e Kuq të Egjiptit, në jug të qytetit të Hurghada. Në vitin 2020, një djalë ukrainas humbi një krah dhe një udhërrëfyes egjiptian humbi një këmbë në një sulm nga peshkaqeni. Në vitin 2018, një peshkaqen vrau një turist çek në një plazh të Detit të Kuq.

Previous Story

“Marrja e ndihmës sociale nuk duhet të jetë më arsye për dëbim nga Zvicra”, peticioni i dorëzohet parlamentit

Next Story

Pse Kina po gërmon një gropë më shumë se 10 km të thellë në qendër të tokës?

Latest from Blog

Go toTop