Modelja kroate merr vëmendje në finalen e Ligës së Kombeve

June 19, 2023

Modelja kroate, Ivana Knoll, nuk ka munguar në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në Roterdam ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Tifozerja e popullarizuar e futbollit është gjithmonë pjesë e faqeve rozë sa here që luan përfaqësuesja e saj, por edhe kurdoherë që ka ngjarje të rëndësishme sportive.

E veshur me minifund, çizme dhe pjesën e sipërme të kombinuar me simbolet kroate, ajo është kujdesuar për një sërë pozash atraktive.

Për më shumë, Ivana e ka publikuar edhe një video, në të cilën paraqitet duke bërë një vallëzim nën ritmet e hitit të madh në gjuhën spanjolle, “La Bamba”.

Previous Story

BE pret që Kurti dhe Vuçiq të shkojnë në Bruksel pa kushte

Next Story

Tragjedia e mërgimtarëve në Lepenc, po vinin për pushime në Kosovë – daja rrëfen për Express si shpëtoi mrekullisht nipi

Latest from Blog

Go toTop