Mislimi: Shqiptarët si qeverisjen 2020 – 2024 kurrë s’do ta kenë, të guximshëm, fuqishëm e të ndershëm

March 31, 2024

Gazetari dhe pronari i portalit, Tetovasot, Rami Mislimi, ka reaguar në “Facebook”, ku mes tjerash ka njehur projektet dhe sukseset e kabinetit Qeveritarë të këtij 4 vjeçari.

Duke shpërndarë fotografinë ku shifen, Artan Grubi, Jeton Shaqiri, Kreshnik Bekteshi, Bujar Osmani, Fatmir Besimi e Naser Nuredini, Mislimi ka thënë se shqiptarët si popull s’do të kenë përfaqësim dhe format të fuqishëm, të guximshëm, të ndershëm dhe në fund edhe të dijshëm që na kanë zbardhur fytyrën në çdo paraqitje të tyre publike dhe jopublike.

Sipas Mislimit, shqiptarët si qeverisjen 2020 – 2024 kurrë s’do ta kenë. Shton se për herë të parë e ndjemë ne si popull se çka do të thotë të kesh Zv/ Kryeministër e në fakt, ka ruajtur rol të Kryministrit edhe shqiptarët edhe maqedonasit Artan Grubin e shihin si Kryeminiatër, njeriu që hapi çdo pore të mbyllur të këtij shteti.

Reagimi i plotë:
Mbani mend!
Mbani mend këta djem, sepse kurrë më si popull shqiptar s’do kemi përfaqësim dhe format të tillë të fuqishëm, të guximshëm, të ndershëm dhe në fund edhe të dijshëm që na kanë zbardhur fytyrën në çdo paraqitje të tyre publike dhe jopublike.
– Shqiptarët si qeverisjen 2020 – 2024 kurrë s’do ta kenë. Për herë të parë e ndjemë ne si popull se çka do të thotë të kesh Zv/ Kryeministër e në fakt, ka ruajtur rol të Kryministrit edhe shqiptarët edhe maqedonasit Artan Grubin e shihin si Kryeminiatër, njeriu që hapi çdo pore të mbyllur të këtij shteti, që i madh e i vogēl shpresën e kishin te Grubi. “Vetëm ai sosën punë” ka qenë fjalia më e madhe dhe më e përhapur që i është adresuar atij.
– Për herë të parë si shqiptar kemi marrë duartrokitje nga OKB-ja dhe Bundestagu gjerman e në fund edhe nga përfaqëses të Ukrainës mos flasim për Këshillin Europian dhe Komisonin Europian. Rama dëshironte ta ” kidnapoje” dhe ta bëje miniatrin e Jashtëm të tije, Ne e kishim Bujarin dhe ai na bëri krenarë si shqiptarë sepse ua kaloi të gjithë ish ministrave maqedonas me diplomaci dhe lidhje ndërshtetëore. Bujari ka shkelur çdo cep të botës që rralë ish miniatër ka ëndërruar, andaj duhet ta mbajm mend se kjo garnitur nuk harrohet lehtë.
– Shumë shkolla, e çerdhe, salla sportesh e ne fund edhe mësim në gjuhën shqipe aty ku shqiptarët janë malltretuar e s’kanë guxuar të flasin në gjuhēn e tyre, sot jo qē mësojnë në gjuhën shqipe, por edhe në shkollë të re së shpejti. Një dekadë është përfolur për Sellcën dhe Shkollën e Sellcës dhe sot jo që u premtu, por nxënësit do të hyjnë edhe pak, e gjithë kjo u bë falë Jetonit, ai i cili kurrë nuk nervozohet, e gjithnjë punon për shqiptarët.
– Kur Covidi goditi Maqedoninë e Veriut, erdhi edhe kriza energjetike, ne si popull filluam të kemi ethe varfërie e shumë pak shpresë nga dy goditjet e mëdha që erdhën pa kujtuar, jo që e vërejtëm krizën energjetike, por as faturat kurrë nuk u rritën e krizë ekonomike siç përjetuan shunë shtete nuk patëm. Kreshiniku na mundësoj që edhe krizin e virusit edhe krizën energjetike ta mbulojë me rritje enorme të rrogës mesatare në Maqedoni dhe ndihmave të vazhdueshme qeveritare ndaj shtresës së ulët. Andaj nuk harrohet kollaj as Covidi e as rritja e rrogës.
– Mos të ishte njeriu më “shkërt” në këtë shtet, sot do kishte trazira të mëdha, varfëri të madhe, kriza të ndryshme dhe pak financime në zonat shqiptare. Por, Fatmiri si dorështërnguar në kohrat më të erta, na mbajti gjallë duke mos e përmbysur shtetin në një borxh kolosal që ne të ishim shteti më i varfër në planet. Sot kur shkruajmë, s’jemi edhe keq nga rroga mesatare, nga kushtet elementate, nga lluksi dhe çdo e dyta familje bën pushime dimore e verore. Andaj nuk harrohet kollaj dorështërnguari që është kujdes për ne.
E në fund Alia thotë: Mundet edhe më shumë 🙂
Ndërsa opozita lutet që kjo garniturë të jetë edhe 4 vite sepse edhe ata janë knaq me darka, kafe.
E si kētu që pihet kafja nuk pihet në Gjermani
Votoni ata që i keni provu dhe va dini vlerën, ata që si keni provu pak problem, mund mos dalin tmirë.
Për president Votoni numër 4!
Për kryetar të Gostivarit Votoni numër 6.

 

Previous Story

BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president

Next Story

Adelina Marku: Jemi me ty Bujar!

Latest from Blog

Go toTop