Mislimi: Izet Mexhiti emëron tezakun e tij Burim Latifi drejtor në MEPSO

Shkruan: Rami Mislimi – Tetovasot

Tezaku i Izetit dhe Izeti i VLEN-it!
Ky në të majtë është Burim Latifi, tezaku i Izet Mexhitit, ndërsa ky në të djathtë është Izet Mexhiti tezaku i Burimit!
Burimi sot është emëruar drejtor në MEPSO, edhe unë ta kisha pasur tezak do ta kisha emëruar drejtor edhe në MEPSO edhe drejtor diku tjetër. Me sa e njoh unë, Burimi ndoshta është i vetmi në LD që mund tezakut (Izetit) tia zbardh ftyrën me përkushtimin, punën dhe dijen.
Deri këtu krjet ok!
Ku nis, shkurtëpamësia e liderllëkut të Izetit!
Izeti erdhi si një nga shpëtimtarët e VLEN-it dhe pa votat e një pjese të BDI-së nuk mund të fitohej BDI-ja, kjo tezë doli të jetë e saktë.
Izeti shihej si një nga zëvendësuesit e Ali Ahmetit nëse BDI-ja do të prishej.
Ai në fillim si deputet u ulë në vendin e Ali Ahmetit, dhe nisi euforia në rrjetet sociale se po vjen zëvendësuesi i Alisë.
Kur të gjithë mendonin se Alia mund të zëvendësohet, Izeti ende pa nis bëri tre gabime të mëdha që nuk mund të jetë kurrë Ali Ahmeti.
E para Izeti lejoji që në Ministrinë për Sistem Politik apo Ministrinë e MO të ulet një serb. Këtu Izeti është treguar shkurtëpamës në politikë afagjate. Aty ku lidhen çështjet shqiptare nuk ka kompromise, Izeti e bëri kompromis dhe lejoi që në vend të Grubit të ulet Ivani. “populli e mba mend dhe nuk e harron që në vend të shqiptarit të ulet serbi”
E dyta lideri i madh nuk bëhet kurrë ministër i një ministrie ambientaliste, ai ose bëhet zv/kryeministër apo siç i themi ne shqiptarët kryemintër ose nuk bëhet fare. Lideri i madh tani e tutje do të meret me kanalizime, e ku do të buroje fuqia e madhe politike për çështjet madhore , duke u marrë me kanalizimet a?
dhe …
E treta, lideri i madh kurrë nuk i vendos familjarët në poste pa i sistematizuar bashkëpuntorët që ia sollën fitoren. Për të qenë lider i madh familjarët janë të fundit që mund të emërohen qoftë edhe nëse janë më të mençurit. Me logjikën e Izetit i bie që të gjithë duhet të vrapojnë që të rahatohen familjarët e Izetit. Kjo logjikë është shumë e shkurtër ose me thënë aq e shkurtër sa që deri sa të emërohen drejtorët në mëngjes në mbrëmje të shkarkohen.
Me këto veprime Izetit i ka humbur shanci për të drejtuar VLEN-in nëse një ditë ata do të bashkohen edhe pse kurrë nuk do të bashkohen.
Mos të harrojmë, Izet Mexhiti Tetovën dhe Gostivarin i ka shkel me dy këmbë, ka favorizuar vetëm Çairin dhe Kumanovën!

Share

Go toTop