Mirlinda Ademi, shqiptarja nga Gostivari që doktoroi në Universitetin e Cambridge

Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar.

E ajo që së fundmi po bën krenarë shqiptarët është Mirlinda Ademi, një vajzë e re me prejardhje nga Gostivari, e cila vetëm pak para disa muajsh doktoroi në Universitetin Cambridge në Londër.Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë “Eksplorimi i rolit të gjeneve SARM 1 dhe NMNAT 2 në sëmundjet nervore njerëzore” nën mentorimin e profesor Michael Coleman dhe mori titullin doktor i shkencave neurologjike.

E lindur në Linz, Mirlinda shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Austri. Rrjedh nga një familje intelektuale me prindër Hashim dhe Lumnije Ademi. Meqë ishte vajza e parë e familjes, kishte si pikë referimi dajën e saj, mjekun neurolog nga Gostivari, dr. Adi Jakupi. Mirlinda sot është shembull për motrën më të vogël Zarie dhe të vëllaun, Bekimin.Studimet pranë universitetit të mjeksisë i kreu në Vjenë në korrik të vitit 2018 dhe fiton dy bursa, bursën MRC DTP scholarship dhe atë të vice-chancellor`s award, për ti vazhduar studimet postdiplomike në Cambridge të Anglisë.

Në tetor të vitit 2018 filloi me studimet postdiplomike në Universitetin e Cambridge – it të Anglisë, dhe në shkurt të vitit 2023 mbrojti me sukses temën e doktoraturës „Roli i gjeneve SARM1 dhe NMNAT2 në semundjet nervore njerzore“, rezultatet e së cilës janë publikuar në gazetën Scientific Reports.Gjatë kohës së doktoraturës është marrë me kërkime shkencore në departamentin „Clinical Neurosciences“, në laboratorin e Prof. Michael Coleman, që është ekspert botëror në lëminë e degjenerimeve nervore.

Punimi shkencor është vlerësuar shumë nga komisioni në përbërje : Prof. Evan Reid nga universiteti Cambridge dhe Dr. James Sleigh nga universiteti University College London.

Gjatë studimeve në universitetin e mjeksisë në Vjenë, Mirlinda është marrë poashtu edhe me kërkime shkencore te laboratori i Prof. Christoph Binder dhe Prof. Colin Goding ne Oxford. Për punimet e saja Mirlinda ka fituar më shume çmime, ndër ta çmimin “Erwin Wenzl” në Austri dhe “Stephen W. Kuffler” në Hungari. Gjatë studimeve Mirlinda ka punuar si asistente në Universitetin e mjeksisë në Vjenë dhe në Cambridge.

Pra, kombi i Nënë Terezës, Ferid Muradit e Ismail Kadaresë, është ballëlartë që ka nxjerrë e po nxjerrë figura të tilla që e ngrenë atë në lartësinë e kombeve të mëdhenj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.