Mirlind Daku: Tani mund të luaj për Shqipërinë, e meritova ftesën te Kosova

Sulmuesi i Osijekut, Mirlind Daku e ka pranuar se tani nuk do ta ketë problem përfaqësimin e Shqipërisë, duke deklaruar se ja qenë tejet i zemëruar me mosftesën e Kosovës.

Pavarësisht një edicioni fantastik te klubi slloven Mura, Daku s’u ftua nga ish përzgjedhësi Alain Giresse që preferoi ta ftonte Jetmir Topallin.

Kësisoj, Daku nuk ka humbur shumë kohë duke u pajisur me pasaportë shqiptare, që ia mundëson të luajë për Shqipërinë.

Në një intervistë së fundmi për “Sportske Jutarnji”, Daku deklaroi se është i gatshëm edhe të luajë për “Kuq e Zinjtë”.

Ndryshimi i pasaportës më ndihmon sepse tani nuk më duhet viza për shumë shtete evropiane dhe të shohim çfarë ndodh në të ardhmen. Tani kam mundësi që edhe të luajë për Shqipërinë gjithashtu, por do shohim më vonë”.

“Mosftesa e Kosovës? Mendoj se e meritova ftesën nga kombëtarja pas sezonit që kisha dhe për këtë arsye isha i nervozuar”.

Tutje, Daku shtoi se është i kënaqur me paraqitjet që bëri edicionin e kaluar duke thënë se tani është kompletuar.

Jam i kënaqur me paraqitjet e mia, edhe pse e di që mund të bëja më mirë. Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe sezonin tjetër. Mendoj se jam i kompletuar tani”.

Më duhet të punoj më fortë tani, të vazhdoj me stërvitjet që skuadra kishte nga fillimi i përgatitjeve, prandaj mund të vazhdoj të punoj normalisht”.

A të shqetëson se s’pate mundësi më të madhe te Osijek? Jo aspak. Për mua, është më mirë të shkoj diku ku luaj se të jem rezervë. Nuk jam lojtar që do të kënaqesha vetëm me stolin”.

“E ardhmja? Nuk e di, jemi duke biseduar me klubin dhe kemi disa oferta. Në fund, do të vendosim se cila është më e mira për mua dhe klubin, pastaj të japim vendimin e fundit”.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.