Mirlind Daku mbanë premtimin! Bashkëshortes së heroit, Agim Ramadani ia dhuron fanellën e Kombëtares

October 10, 2023

Mirlind Daku ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesin gjilanas e ka vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadanit.

Daku kishte shënuar gol ndaj Polonisë dhe kishte zhveshur fanellën ku në shpinë ka tatuazhin e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.

Në një lidhje direkte mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit, sulmuesi gjilanas e kishte ftuar atë që ta vizitonte.

Tani ajo e ka vizituar ku ka marrë dhuratë një fanellë dhe ështëtakuar edhe me futbollistët tjerë të Shqipërisë.

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/ 

Previous Story

7 xhami të shkatërruara deri më tani nga sulmet e Izraelit

Next Story

Ekspertja serbe e drejtësisë: Radoiçiq mund të ekstradohet në Kosovë, presidenti nuk është kompetent!

Latest from Blog

Go toTop