Ministria e Shëndetësisë e Gazës: Numri i të vdekurve mbi 5000

Është bërë një përditësim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, e cila thotë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 5,087 – një rritje prej 436 që nga dje, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.

Këtu përfshihen 2,055 fëmijë, 1,119 gra dhe 217 të moshuar, thonë ata.

Më shumë se 15,273 persona janë lënduar.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”./Reporteri.net/

Share

Go toTop