Me ftesë të disa politikanëve amerikanë, ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, gjatë katër ditëve të ardhshme do të realizojë vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konform agjendës, është paraparë vizitë në Senatin amerikan, takime me disa senatorë dhe kongresmenë, si dhe fjalime para studentëve në universitetin me renome amerikane.