Ministri Osmani, iftarin e parë me kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi

March 11, 2024

Kandidati për president të shtetit, kryediplomati Bujar Osmani në shtëpinë e tij, sonte për iftar ka gostitur Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Kryeministrin Talat Xhaferi.

Ahmeti dhe Xhaferi, bashkë me bashkëshortet kanë pritur iftarin e parë të muajit Ramazan në atmosferë të ngrohtë te familja Osmani.

“Kisha kënaqësinë që këtë muaj të shenjtë ta filloj me Iftar të përbashkët në shtëpinë time me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi dhe bashkëshortet. Luani i vogël ishte në qendër të vëmendjes!”, ka shkruar ministri Osmani.

VIDEO:

https://fb.watch/qL1CQMvKuw/?mibextid=Nif5oz

Previous Story

Tenderi për pajisje specifike/ Një firmë me kapital rus përpiqet të hyjë në Ministrinë e Mbrojtjes!

Next Story

Arbër Ademi: Opozita shqiptare nuk janë shqetësim për ne!

Latest from Blog

Go toTop