Ministri i Arsimit jep lajmin e madhë/ UT-ja edhe zyrtarisht me konvikt shtetërorë!

August 7, 2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar të gjithë studentët se nga viti i ri akademik do të mund të qëndrojnë në Konviktin e tyre të ri.

Sipas Shaqirit, ky konvikt veçmë figuron në listën e konvikteve shtetërore si KSHS Tetovë ku studentët aplikojnë online, njofton indeks.mk

“Sipas dinamikës së paraparë, më 1 tetor qëndrimi i rreth 300 studentëve do të bëhet i mundshëm në kushtet më bashkëkohore që i ka pasur ndonjë konvikt shtetëror për studentë deri tani. Pajisjet po vendosen sipas planit kurse kanë ngelur disa finesa të cilat jam i sigurt që deri në fund të muajit shtator do të përfundojnë”, ka shkruar fillimisht Shaqiri.

Në njoftimin e tij, Shaqiri ka bërë të ditur se është përfunduar një mision i filluar nga paraardhësit e tij.

“Po e kryej misionin të cilin e filluan parardhësit e pozitës sime, dhe jam i gëzuar që u dhash dinamikën e duhur punëve që ky konvikt të finalizohet dhe të mer pamjen e bukur të tij. Me fat ju qoft studentë!”, ka shkruar Shaqiri.

Previous Story

BLLACË/ Rikonstruimi i tunelit, “pezullohet” përkohësisht, nuk ka më kolona (Video)

Next Story

“Peace Forum Dialogue” organizohet edhe këtë vit, flasin pjesmarrësit e vitit të kaluar!

Latest from Blog

Go toTop