Ministri francez akuzon Benzeman se ka lidhje me një grup terrorist

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Karim Benzema është përfshirë në disa polemika, shpesh të lidhura me çështjet në fushë. Megjithatë, së fundmi, ai ka pasur një akuzë shumë të rëndë nga një anëtar i qeverisë franceze.

Gjatë një interviste për “CNews”, Gerald Darmanin, i cili është ministër i Brendshëm i Francës, ka akuzuar Benzeman për lidhje me një grup të quajtur “Vëllazëria Myslimane”, të cilët njihen si organizatë terroriste nga shumë vende.

“Karim Benzema ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”, ka thënë Darmanin.

Benzema ende nuk ka dhënë një përgjigje për Darmanin, ndonëse pritet të bëjë një gjë të tillë gjatë ditës. Ish-sulmuesi i Real Madridit nuk ka qenë kurrë një nga ata që i shmangen përgjigjeve dhe nuk ka gjasa të ndryshojë qasjen e tij për këtë çështje, shkruan Marca.

Çuditërisht, nuk është hera e parë që Benzema vihet në shënjestër këtë javë, pasi u ofendua edhe nga ish-portieri i La Ligas, Dudu Aouate, pasi francezi i ofroi mbështetjen e tij Palestinës në mes të problemeve të vazhdueshme me Izraelin.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.