Ministri austriak Werner Amon nesër për vizitë në Shkup, zbardhet agjenda

October 17, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër, më 18 tetor 2023, do të jetë nikoqir i Ministrit Federal austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Arsimin dhe Burimet Njerëzore të Styrias, Werner Amon.

Osmani dhe Amon do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe krahinës së Styrias (Republika e Austrisë) dhe një letër qëllimi që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Aleancës Alpe-Adria. Të dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media.

Agjenda

13:45 Pritja dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit dhe i letrës së qëllimeve për anëtarësim në Aleancën Alpe-Adria

/Mundësia për marrje të inserteve nga mediat/

14:00 Takimi dypalësh

14:15 Konferencë për media nga Osmani dhe Amon

/mundësia për të bërë 2+2 pyetje/

Previous Story

Akademi përkujtimore për Abit Loku – Daja/ Ahmeti: Kujtimet për ato zemra atdhetare që rrahën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar nuk veniten asnjëherë

Next Story

Erdogan dënon sulmin me raketa në spital të Gazës

Latest from Blog

Go toTop