Milevski publikon listën, tetë shqiptarë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë

June 1, 2023

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka bërë të ditur emrat të cilët i llogaritë për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Anglisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.

Në listën e Milevskit debutues është Sefer Emini, ndërsa në pjesën tjetër nuk ka ndryshime sa i përket futbollistëve nga ndeshjet e kaluara. Gjithashtu do të mungojë edhe Bojan Miovski për shkak lëndimit që pësoi me Aberdinin.

Përfaqësuesja e vendit ndeshjen me Ukrainën do ta luajë me 16 qershor në Shkup, përderisa tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën në Mançester përballë super-favoritëve të Anglisë.

Previous Story

Kovaçevski: Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor

Next Story

U vra nga partneri, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçares 7 muajshe shtatzënë në Itali

Latest from Blog

Go toTop