Davide Frattesi i Sassuolos nuk është objektivi i vetëm i Milanit pas shitjes së Sandro Tonalit te Newcastle United, pasi kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një ofertë për sulmuesin nën pronësi të Chelseat, Romelu Lukakun.
Gjigantët e Serie A tani kanë një buxhet të konsiderueshëm transferimi për të investuar dhe të gjitha gazetat sportive italiane, sugjerojnë që Frattesi është i preferuari për të zëvendësuar Tonalin në San Siro. Çmimi i kërkuar i Sassuolos për italianin është 35-40 milionë euro.
Interi nuk mund të përballojë të paguajë një tarifë të tillë dhe po kërkon një marrëveshje të re huazimi.
Milani thuhet se është i interesuar për Lukakun dhe tani mund të përballojë blerjen e tij, por mbetet për t’u parë nëse belgu do të pranojë t’i bashkohet rivalëve të mëdhenj të Interit.
Marrëveshja e huazimit të Lukakut te Interi përfundon zyrtarisht më 30 qershor.
Sipas Sky Sport Italia, Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic janë dy objektiva të tjerë transferimi për kuqezinjtë. /Telegrafi/