Milaim Zeka publikon fotot e Donika Gërvallës me dikatorin Enver Hoxha: Dikur afër shokut Enver, sot afër Albin Kurtit!

August 23, 2023

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjetin social Facebook dy foto të ministres së Jashtme së Kosovës Donika Gërvalla me ish-diktatorin Enver Hoxha kur ajo ka qenë fëmijë.

Zeka shoqëron fotot me një paralelizim të tërthortë të Albin Kurtit me Enver Hoxhën dhe duke insinuar në të njëjtën kohë bindjet komuniste të Gërvallës, e cila vetë në disa raste është shprehur si anti-komuniste.

“Donika Gervalla, dikur afër shokut Enver, sot afër Albin Kurtit”, shkruan Milaim Zeka në Facebook.

 

Previous Story

Rihanna kërcënon me padi dy vajza kosovare, për këtë arsye…

Next Story

Sot i jepet lamtumira e fundit Leonora Shalës që vdiq pasi kishte hequr dhëmbin në një klinikë dentare

Latest from Blog

Go toTop