Pasi neglizhimeve të shumta përgjatë viteve, Microsoft ka filluar të përqendrohet më shumë tek siguria. Vetëm këtë vit kompania ka adresuar qindra probleme sigurie në softuerë dhe shërbime të ndryshme të saj.
Por Microsoft nuk është përqendruar vetëm tek problemet e sigurisë. Ato gjithashtu kanë shtyrë përpara axhendat e praktikave më të mira të sigurisë siç është siguria biometrike përmes Windows Hello dhe përdorimi i fjalëkalimeve çelës përkundra fjalëkalimeve tradicionale.
Së fundi kompania njoftoi se Windows 11-ta do të ofrojë mbështetje për fjalëkalimet çelës të palëve të treta për të shtuar akoma më tutje sigurinë në sistemin operativ.
Përmes një postimi në blog ditën e djeshme, Microsoft shkruante se kanë përditësuar API-në e Windows 11-ës për të mbështetur fjalëkalimet çelës ndërsa aktualisht po bashkëpunon me 1Password dhe Bitwarden për ti integruar më mirë në Windows.
Si pjesë e këtij përditësimi Microsoft gjithashtu ka ridizajnuar eksperiencën Windows Hello e cila është më e lehtë për tu përdorur. Tani kur navigoni në një uebsajt që mbështet passkeys, do tu kërkohet sesi dëshironi të ruani fjalëkalimin çelës.
/PCWorld Albanian