Mickoski vetë qenka properëndimor, ndërsa “Evropa, peng i politikës ruse në Ballkan”!

Shkup, 2 tetor/indeks.mk

– Mickoski është një politikan jo konsekuent që i ndërron qëndrimet nga mediumi në medium, nga tribuna në tribune, nga tubimi në tubim dhe atë që thotë në mëngjes, e ndryshon në mbrëmje.

Ose si do të kishte thënë populli, shkruan indeks.mk, kthen gëzofin nga fryn era!

Dhe nuk janë ato qëndrime që dallojnë në finesa, por thelbësisht.

Këtë gjë e ka vërejtur edhe portali i shoqatës joqeveritare “Civil”, e cila vlerëson se “Mickoski po kundërshton vetveten”.

“Pasi më parë tha se bota dhe Evropa bënë komplot kundër VMRO-DPMNE-së, ai tani ndryshoi retorikën e tij dhe pretendon se Evropa ishte mashtruar nga politikat ruse në Ballkan. Partia që e mbajti vendin në izolim për 10 vjet, e cila bojkotoi referendumin për NATO-n dhe BE-në dhe e cila sot po e bllokon procesin e negociatave me BE-në, sipas Mickoskit, “gjithmonë ka qenë properëndimore”, përcjell pressonline.mk qëndrimin ironizues të Civilit.

Mirëpo Mickoski nuk i vëren këto diskrepanca në qëndrimet e tij. Ai nuk e detekton vetveten, flet dhe nuk i analizon përmbajtësisht se kur e kundërshton veten dhe paraqitet vetë pothuajse më properëndimor se gjithkush tjetër.

“Dhe më vjen shumë keq që përsëri, përsëri për të disatën herë, Evropa është mashtruar nga politikanët kriminelë në Maqedoni dhe në Ballkan dhe duke përmbushur interesat bullgare, fatkeqësisht është peng i politikës ruse në Ballkan. Maqedonia dhe VMRO-DPMNE gjithmonë në histori kanë qenë dhe aspiruar dhe kanë pasur orientim properëndimor. Nuk ka pasur asnjë dilemë që nga formimi deri më sot”, tha Mickoski në Konferencën e Dytë Vjetore të Unionit të Veteranëve të VMRO-DPMNE-së në Strumicë, cituar sipas PRESSonline.al

Ai duhet vërtet të lexojë ç’thotë, sepse të akuzosh BE-në se është peng i politikës ruse në Ballkan, ndërkohë që i ka vënë gjithë ato sanskione Rusisë dhe përkrah Ukrainën kudnër agresionit rus, është vërtet një origjinalitet i paparë. S’është çudi që me këto lëvizje qëndrimesh, që Mickoski është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.