Mickoski shpreh hapur pesimizmin se Izeti, Afrimi dhe Bilalli mund të mundin Ali Ahmetin në zgjedhje

October 6, 2023

Lideri i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nuk beson se partitë opozitare shqiptare të gjitha bashkë mund ta fitojnë Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I pyetur nëse beson se opozita shqiptare ka kapacitet për ta mposhtur BDI-në, kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski theksoi:

“Ne vlerësojmë që një opozitë e bashkuar mes partive politike shqiptare ka një kapacitet të madh për ta mposhtur BDI-në. Nëse kjo do të ndodhë, nuk e di. Por fatkeqësisht pas kësaj deklarate do të jenë objekt i një fushate të BDI-së se VMRO-DPMNE po qëndron pranë tyre… Kjo mund të cilësohet si gjest antishqiptar”, ka deklaruar Mickoski, përcjell Politiko.mk

Previous Story

Kroati zbukuron veturën e tij me simbole shqiptare

Next Story

Mickoski kopjon Zaevin: Dëshira ime më e madhe është, BDI në opozitë

Latest from Blog

Go toTop