Mickoski më përpara pranon bullgarët në kushtetutë se sa BDI-në në qeveri

June 7, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim duket se është makthi më i madh i momentit për liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Pas takimit që realizoi sot në Kuvend me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Mickoski në konferencë për shtyp përveç ndryshimeve kushtetuese, ka përmenduar dhe BDI-në, me ç’rast tha se ka kërkuar nga LSDM që BDI të mos jetë pjesë e strukturës qeveritare për ndryshimet kushtetuese.

“44 deputetët e VMRO-DPMNE-së janë të vendosur për të mbështetur qëndrimet e partisë për të mos mbështetur këto ndryshime kushtetutese. Kovaçevski kishte propozime për të votuar ndryshimet kushtetuese, e pastaj të shkohet në zgjedhje, kurse unë i propozova që ndryshimet kushtetuese të ndodhin me kushtin që ato të jenë kushti i vetëm që menjëherë të fillojmë rrugëtimin me BE-në. BDI të mos jetë në strukturën qeveritare e cila do t’i bënte ndryshimet kushtetuese, BDI të shkoj në opozitë”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se në të gjitha sondazhet e instituteve dhe agjencioneve prestigjioze të anketimit, BDI është partia me besueshmërinë më të madhe tek të gjithë votuesit shqiptarë, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE nuk e ka arritur as një të tretën e votuesve që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Votuesit e kësaj partie më tepër kanë shprehur besueshmëri për ish-liderin Nikolla Gruevski se sa për liderin aktual Hrisijan Mickoski.

Previous Story

“Ujëvarat poetike”, një përzgjedhje me poezi të 22 poetëve shqiptarë në gjuhën maqedonase

Next Story

Zbulohet data dhe vendi se ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Latest from Blog

Go toTop