Mickoski i’a zgjat dorën Levicës kundër Frontit Europian

Duke e ndjerë humbjen e thellë më 24 prill dhe 8 maj, VMRO dhe Mickoski kanë nisur koalicione me të gjitha qendra antievropiane dhe antishqiptare në Maqedoninë e Veriut. Plaftorma e vetme e Mickoskit duket të jetë rreziku nga BDI dhe Fronti Europian, andaj kërkon ndihmë madje edhe nga Levica e Apasievit dhe e Dimitrievskit.

Në dy tubimet e fundit, Mickoski ia ka zgjatur dorën Levicës, pasi është bindur tashmë se Fronti Europian do të jetë çelësi për formimin apo jo të Qeverisë së ardhshme.

Është bindur gjithashtu se humbëse e thellë do të jetë edhe opozita shqiptare, dhe për këtë shkak, tashmë i drejtohet Vankovskës dhe Apasievit, dy figurat kryesore të politikës ruse në Maqedoninë e Veriut. BDI dhe Fronti Europian i bën thirrje qytetarëve, pa dallim etnie, ta mbështetin Platformën e presidentit në ardhje, dr. Bujar Osmani dhe rrugën drejt BE-së të trasuar nga Fronti Europian.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.