Mickoski i bie pishman, tërheq përkrahjen për ndryshimet kushtetuese, mendon vetëm për zgjedhje të parakohshme!

June 30, 2023

Kryetari i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka vendosur dyshime edhe në deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz për garancën që i dha Maqedonisë së Veriut se nuk ka sfida të tjera përveç ndryshimeve kushtetuese.

Mickoski në Kanal 5 theksoi se fjalë të tilla të mira dhe hijeshi të tilla kemi parë për më shumë se dy dekada që kur rruga jonë drejt BE-së filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ose më shumë se tre dekada që kur u bëmë shtet i pavarur, por gjithmonë nga ne kërkojnë lëshime.

Mickoski tha se për t’u bindur qytetarët e Maqedonisë në ato fjalë të bukura nga BE-ja, në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian le të dalin në një përfundim të ri në të cilin do të nisen nga draft-versioni punues i kornizës negociuese. , sepse ende nuk është paraqitur, pjesa ku është marrëveshja dypalëshe me Sofjen.

Ai tha se katër javë i dhanë mundësi qeverisë të zgjedhë një nga propozimet e tij por shtoi se nga sot kjo nuk vlen, zgjidhja janë vetëm zgjedhjet.

“Dy opsionet që i ofrova në mbledhjen e lidershipit ishin në tavolinë deri në këtë moment, deri në këtë emision ende nuk kam dëgjuar përgjigje nga Kovaçevski se cilin nga dy opsionet e pranon, qoftë të parin (Ndryshimet kushtetuese) me efekt të vonuar, pra të shohim, ose e dyta – zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga sot është vetëm një opsion në tavolinë, e ai janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Mickoski në Kanal 5.

Për negociatat me BE-në, Mickoski tha se sipas tij vendi nuk po negocion, madje jemi shumë larg negociatave.

Previous Story

Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Next Story

“Ti nuk e do haramin”/ Del biseda e Noizyt me Eraldon, kushëririn që i dogji lokalin! (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop