Mexhiti i bën “dhuratë” pozitën e drejtorit të MEPSO-s, familjarit të tij të afërm (FOTO)

July 30, 2024

Izet Mexhiti përmes Qeverisë vazhdon t’i rehatojë familjarët e të afërmit nëpër pozita zyrtare të larta në Qeveri.

I rradhës që ka marrë post në Qeveri është Burim Latifi, djali i tezes së Izet Mexhitit.

Përmes Qeverisë, Mexhiti e ka emruar Latifin në pozitën e drejtorit të MEPSO-s, një nga postet kryesore pas ministrive që ka kërkuar VLEN.

Pra sipas këtij mentaliteti, pozitat kryesore dhe të rëndësishme, Mexhiti ka ndarë për familjarët dhe të afërmit e vet.

Për emrimin e Latifit ka njoftuar zëdhënësi i VLEN-it, Fari Hiseni.

Kujtojmë, para se të bëhet drejtor, Latifi ka qenë edhe zëdhënës në partinë që drejton Izet Mexhiti.

Sipas burimeve brenda VLEN, Mexhiti ka sakrifikuar pozitën e drejtorit ose zv. drejtorit të Doganave për të marrë pozitën në të cilën tashmë e ka emruar Latifin.

Kujtojmë, ai nuk është familjari i vetëm që Mexhiti i ka dhënë post të lartë në Qeveri, mediat dit më parë raportuan edhe për figura tjera që janë emruar dhe pritet të emrohen e që kanë lidhje të ngushtë familjare me kryetarin e LD-së, Izet Mexhiti.

Previous Story

Merr flakë autobusi i NTP-së në Shkup

Next Story

“Shpresoj që kolegët nga VLEN do të mbushen mend”, Minҫev i cilëson të “paditur”, Mexhitin, Taravarin, Kasamin dhe Gashin

Latest from Blog

Go toTop