Mërgimtari kosovar që jeton në Gjermani, Mendim Osmanaj ka treguar atdhedashurinë në një formë tjetër.
Mërgimtari nga Gurrakoci i Istogut ka bërë tatuazh vargjet e këngës së famshme të Shkurte Fejzës “Mora fjalë”.
“Është nder dhe privilegj për mua që kënga ime ka arrit të prekë zemrën tënde dhe vargjet e saj i ke qëndisur përgjithmonë në trupin tënd. Sa e lumtur jam që ka shqiptar të tillë dhe atdhedashurinë e kanë të mbjellur në zemër. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që i ke treguar muzikës time me këtë tatuazh. E gëzofsh Mendim” , shkruan Shkurte Fejza në reagim.