Memeti: Pa ndryshimet kushtetuese vendi rrezikon izolimin

July 15, 2023

Mesazhe me tone të ashpra, por të qarta nga përfaqsuesit diplomatik se pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese Maqedonia e Veriut rrezikohet të izolohet. Kështu analisti politik Ibrahim Memeti i cilëson porositë e dhëna nga ana e ministrave të jashtëm evropian gjatë vizitës së tyre në Shkup. Sipas Memetit do të ishte fatale në qoftë se Maqedonia e Veriut do të sanksionohej me izolim.

“Përmbanin tone mjaft kritike lidhur me atë se çfarë bën Maqedonia në drejtim të integrimeve dhe konkretisht në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ata nuk do të kishin ardhur këtu për të na qortuar, por mendoj se kanë ardhur për të na dhënë një paralajmërim se do të kemi pasoja dhe unë kam droje se këto pasoja janë të mundshme. Ne kemi anëtarë të Unionit që janë të izoluar dhe që kanë përjetu masa të ndryshme, mos të them sanksione, kështu që mendoj se këto deklarata duhet të mirren seriozisht.”, tha për TVM2, analisti politik Ibrahim Memeti, përcjell Indeks.mk

Sa i përket kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme, Memeti thotë se delegacioni i BE-së dha mesazh të qartë edhe në këtë aspekt. Zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për këtë situatë. Memeti nuk pret ndonjë reflektim nga ana e opozitës maqeonase për sa i përkjet kësaj çështje.

“Se zgjedhjet e parakohshme do ta zgjidhin problemin janë absurde dhe nuk qëndrojnë aspak. Ata nuk mund të zgjedhin asgjë, sepse kemi afate konkreter se deri kur duhet ti bëjmë këto ndryshime që kërkohen nga ne dhe zgjedhjet nënkuptojnë prishje të atmosferës dhe përkeqsim të kësaj. Mua më duket se ata nuk brengosen shumë për këtë fakt, ata janë qartazi të vendosur për të bllokuar këtë proces.”, tha Memeti.

Përndryshe Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh filloi bisedimet qasëse me BE-në. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Previous Story

Temperaturat e larta dëmtojnë shëndetin, kujdes të shtuar gratë shtatzëna

Next Story

Ardhja e mërgimtarëve, nisin pritjet nëpër kufij

Latest from Blog

Go toTop