Mehmetaj: Mexhiti e braktisi Ahmetin për inate personale, ani pse 20 vite pati privilegje në parti

March 29, 2024

Panelistët në emisionin Debat Plus diskutuan mbi koalicionet në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, teksa komentuan dhe ndarjen e shqiptarëve në dy blloqe politike.

Analisti i mirënjohur, Lirim Mehmetaj ndër te tjera tha se opozitarizmi aktual në Maqedoni lindi nga inate personale e jo nga parimet politike apo oferta të reja të politikbëries.

“Unë nuk e kisha lejuar asnjëherë që me të tregu mua dikush për punën timë, pa e ditë unë se çka ka bë ai më herët me punën e tij? Në rastin e opozitës shqiptare po e marr rasin me Izet Mexhitin. Një person që ka qenë gjithmonë brenda partisë mbase 20 vite, tash u nda, por u nda se ai ka inate personale me Artan Grubin, e tash po i njejti don me i tregu Ali Ahmetit se a është ma i mirë ai apo Grubi? Unë këta njerëz nuk i kisha dëgju me m’kallxu mu se si duhet me e bo politikë, ndaj asnjë politikan nuk duhet më vepru njejtë si ai. /TvKlan.mk

Previous Story

Vdes mjeku i UÇK-së, Bajram Koci

Next Story

Ajdini: Asnjë politikan nga opozita shqiptare nuk ka qenë gjithmonë opozitë, kanë hy e kanë dalë disa herë nga qeveria…

Latest from Blog

Go toTop