Mediumi më i madh zviceran e kritikon Xhakën dhe Shaqirin për paraqitjen e tyre ndaj Kosovës

Kosova ka arritur një barazim të në fundin e ndeshjes ndaj Zvicrës me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

E mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka kritikuar ashpër dyshes shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

“U fol shumë para kësaj ndeshjeje. Për lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me rrënjë nga Kosova. U fol shumë. Por sporti u diskutua vetëm pak paraprakisht”.

“Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i bëri thirrje ekipit të tij, tifozëve dhe mediave një ditë më parë: Le të jemi miq para dhe pas. Por në fushë, si në çdo ndeshje, shkojmë për tri pikë”, e nis artikullin Blick.

Share

Go toTop