Pop Diva, Adelina Ismaili ka përkujtuar sot nënën e saj të ndjerë, Monën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Adelina përmes një dedikimi emocionues shkruan: “Urime ditëlindjen mami. Më mungon çdo ditë më shumë”.
Kujtojmë se Mona Ismaili ndërroi jetë në vitin 2016 në moshë të re.
Ajo njihej si nëna e artisteve, Adelina e Zanfina dhe si menaxherja e parë femër në botën e showbiznesit shqiptar.