Më 8 nëntor, KE do të prezantojë raportet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Më 8 nëntor, Komisioni Evropian do të prezantojë raportet vjetore për progresin e vendeve që presin anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, tha nënkryetarja e Komisionit, Dubravka Shuica, pas seancës së sotme të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Luksemburgu.

Mbetemi të mendimit se zgjerimi i BE-së duhet të ndjekë meritat e secilit vend kandidat për anëtarësim. Vendet duhet të hyjnë në BE kur të jenë gati dhe të përmbushin kërkesat, theksoi Shuica.

Ajo shtoi se kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, në nëntor do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.