Mbyti nënën me platstmas, gjykata merr vendim për 24 vjeçarin

June 6, 2023

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Përmetit.

24-vjeçari rezulton një student ekselent që ka studiuar në Amerikë. Ai njihet si një person i qetë dhe pa precedent penal. I riu ka studiuar në SHBA, vend ku dhe jeton e punon.

Muhollari ishte kthyer nga SHBA disa ditë më parë së bashku me prindërit e tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.

Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”.

Previous Story

Mariçiq: Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 të jemi shtet anëtar në BE

Next Story

I gjithë fjalimi emocionues i Benzemas në lamtumirën e tij nga Real Madridi

Latest from Blog

Go toTop