Në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë mbrëmë rreth orës 21 ka ndodhur një aksident trafiku ku është goditur një ari, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Dobroshtë.
“Mbrëmë (5 tetor) në orën 21 e 15 minuta në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë në Dorbroshtë të Tetovës, automjeti ‘citroen’ me targa regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga 45 vjeçari M.P nga Shkupi, ka goditur një ari i cili nga përplasja ka ngordhur. Në automjet nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ariu i është dorëzuar Parkut kombëtar “Mali Sharr”. Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekip i SPB Tetovë”, ka informuar zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.
Në të njëjtën rrugë Tetovë-Jazhincë në Dobroshtë më 14 korrik të këtij viti ndodhi poashtu një aksident trafiku ku është përplasur një ari. Atëherë ishin të përfshira dy automjete, ku të lënduar mbetën dy drejtuesit e makinave. Gjithashtu ariu i është dorëzuar Parkut kombëtar “Mali Sharr”.