Mbyllet gjithçka rreth transferimit të Kovacic te Man City, mbetet vetëm zyrtarizimi

June 21, 2023

Mateo Kovacic do të përfundojë transferimin e tij nga Chelsea te Manchester City, pasi thuhet se të gjitha palët kanë arritur marrëveshje tashmë.

Emri i Kovacic ka qenë i përfolur tash e disa javë për një transferim në Etihad pasi veçse kishte arritur marrëveshje personale me Cityn.

Megjithatë, tani duket se edhe klubet kanë arritur marrëveshje rreth çmimit të lojtarit dhe kroati shpejt mund të zyrtarizohet në Etihad.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, City ka rënë dakord t’i paguajë 25 milionë funte (29 milionë euro) për Kovacic dhe një bonus prej rreth 6 milionë eurosh.

Mesfushori kroat thuhet që do të përfundojë testet mjekësore në Etihad më vonë këtë javë, para zyrtarizimit si lojtari i ri.

Ishte vet Kovacic që donte transferimin vetëm te City dhe shumë shpejt mund t’i bashkohet ekipit dhe të jetë në urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

Romano ka shtuar gjithashtu se bonuset e Kovacic lidhen me trofetë e fituar dhe jo me paraqitjet e lojtarit. /Telegrafi/

Previous Story

Lewandowski mendon ta mbyllë karrierën te Barcelona

Next Story

Arsenali vendos në shitje tre yje për të financuar blerjen e Rice

Latest from Blog

Go toTop