Mbyllet aeroporti i Hamburgut /Një person i armatosur qëllon në drejtim të policisë me molotov

November 5, 2023

Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Hamburgut, janë pezulluar për shkak të kërcënimit ku një person i armatosur ka qëlluar sot në mbrëmje drejtë policisë në aeroportin e Hamburgut.

Sipas asaj që transmeton BILD, me makinën e tij pa targë, ka depërtuar një pengesë sigurie në portën veriore dhe u ngjit në platformë.

Menjëherë është dhënë alarmi për policinë shtetërore dhe federale.

Sipas informacioneve të BILD, burri mban “peng” dy fëmijë në makinë. Pak para se personi i armatosur të vihej re nga forcat e sigurisë në aeroport, gruaja e tij kishte lajmëruar policinë dhe kishte paralajmëruar oficerët në një telefonatë urgjente se burri i saj po vraponte për në aeroport – me fëmijët!

Trafiku ajror në Hamburg është ndalur plotësisht. E gjithë qasja në terminale është e bllokuar. Situata është konfuze, forca të forta policie ndodhen në vendngjarje me një kontigjent të madh.

Burri mësohet se ka ndezur disa zjarre në zonën e aeroportit! Sipas informacioneve aktuale të BILD, ai ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij ku qëndron me fëmijët në makinë.

Previous Story

Hapen aplikimet për 300 vende si “Patrullë e Përgjithshme”, Rama: Së bashku do ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër

Next Story

Përmirësohet situata me motin, energjinë dhe rrugët në Shkodër e Lezhë

Latest from Blog

Go toTop