MBPEU shpall konkurs! Fton bujqit e rinj për mbështetje financiare për veprimtari bujqësore

October 13, 2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) i përkujton bujqit e rinj se deri më 15 tetor është aktiv konkursi publik për masën 112 nga programi për Zhvillim rural për vitin 2030, për mbështetje të bujkut të ri, të shpallur nga ana e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural – AMFBZHR.

“Masa 112 ka të bëjë me ndihmën e bujqve të rinj për fillim të veprimtarisë bujqësore me mbështetje financiare deri 600.000 denarë nga shpenzimet e pranueshme për shfrytëzues individual. Mjetet nga mbështetja financiare janë të dedikuara për investime në furnmizim të mjeteve të reja themelore, shpenzimeve operative lidhur me mjetet e furnizuara dhe shpenzime të tjera të parapara me programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023”, qëndron në kumtesën e MBPEU-së.

Vlera maksimale e mbështetjes financiare për shfrytëzues për Masën 112 është 600.000 denarë, përkatësisht 100 për qind nga shpenzimet e bëra. Mjetet ndahen për periudhë të realizimit të planit afarist dhe paguhen në nivel vjetor në së paku tre këste.

Nga MBPEU theksojnë se si shfrytëzues të masës paraqiten ekonomi bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Kërkesat për aplikim parashtrohen me anë elektronike, pas regjistrimit të kryer në e-baranje.ipardpa.gov.mk.

Affati i fundit për parashtrim të kërkesës është 15 tetor 202

Previous Story

Ekonomistët: Masat e qeverisë japin rezultate, integrim në BE i rëndësishëm për ekonominë e vendit!

Next Story

Ditët me diell shkojnë drejt përfundimit, nga e hëna do të kemi mot më të freskët

Latest from Blog

Go toTop