Mblidhet BDI-ja e Kumanovës: Dënojmë çdo skenarë të errët, bashkëqytetarët të jenë sa më vigjilent, të mos bijnë pre e provokimeve

December 2, 2024

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kumanovë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në një format më të zgjëruar për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Qytetin e Kumanovës dhe djegijen e disa veturave dhe një lokali afarist ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore.

Nga BDI Kumanovë kërkojnë që të gjithë qytetarët të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos bijnë prehë e provokimeve.

Reagimi i plotë:

Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në format më të zgjeruar zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme.
Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afarist që ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore, e që fatkeqësisht janë mjaftë shqetësuese.
Apelojmë te të gjithë bashkëqytetarët tanë që të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos bijnë prehë e provokimeve!
Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë.

Previous Story

Bekteshi: Konflikteve ndëretnike i fryjnë ata që nuk ia duan të mirën vendit

Next Story

BDI: Qeveria të ndalojë menjëherë zbatimin e agjendës ruse për destabilizimin e vendit

Latest from Blog

Go toTop