Mbi 10 mijë hyrje e dalje çdo ditë në Qafë Thanë, në fundjavë akoma më shumë…

August 11, 2023

Mbi 10 mijë hyrje dalje regjistrohen ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës çdo dite ndërkohë që fluksi i lëvizjeve shtohet edhe më tepër gjatë fundjavës.

Shumica e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri janë pushues që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore. Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes kalimi në kufi bëhet pa vonesa ndërsa pushuesit vijnë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës

“Po vijmë për pushime në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë. Kaluam pa probleme kufirin as 5 minuta nuk u vonuam”, tha një turiste.

Në 24 orët e fundit përmes Qafë-Thanës hynë 5700 persona dhe u regjistruan 4800 dalje. Në të dyja anët punohet me tre sportele çka ka qenë e mjaftueshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

Previous Story

Prej sot fillon Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, personalitete të njohura do të ligjërojnë tema aktuale politike para 70 të rinjëve pjesëmarrës

Next Story

Zhurma poshtë trotuarit alarmon banorët, punëtorët shokohen kur tre krokodilë dalin nga nëntoka (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop