Mbetjet inerte në Kodrën e Diellit, drejtori Dehari paralajmëron komunën me masa ligjore: Po ndotin natyrën

October 18, 2023

Drejtori i Parkut “Mali Sharr” ka akuzuar komunën e Tetovës se duke përmirësuar rrugën e vilave në Kodër të Diellit ka bërë shkelje duke ndotur natyrën. Ibrahim Dehari shfaqi madje edhe një video material, ku dukeshin kamionët e firmës e cila bën bartjen e materialit që nxirret nga gërryerja e rrugës së vilave dhe i njëjti përfundon në lëndinat mbi vilat në Kodrën e Diellit. Dehari kërkoi nga komuna që menjëherë ta heq materialin e deponuar në këtë vend ose në të kundërtën, do të pasojnë masat ligjore për shkelje dhe ndotje të natyrës. Nga komuna e Tetovës sot nuk komentuan akuzat, por shkurt u përgjigjën se janë duke u marrë me këtë problem duke nxjerrë madje edhe inspektoratin në vend ngjarje për ta konstatuar gjendjen.

“Video materiali që shihni pas meje, është pjesë e punimeve për riparimin e rrugës në lagjen e vilave. Punimet filluan duke gërryer asfaltin ekzistues për çka do thoni investim kapital dhe e gjitha me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, por pyesim komunën se ku dhe si e ka menduar hedhjen e këtyre mbetjeve të ngurta dhe të dëmshme. Për fat të keq i gjithë ky material dhe mbeturinat që nxirën nga kjo rrugë, përfundojnë duke shkatërruar natyrën, edhe atë në emër të përmirësimit të kushteve në Kodrën e Diellit”, Ibrahim Dehari. Drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Previous Story

Tryezë e rrumbullakët “Pasqyrë e kornizës ligjore dhe praktikë në emërimin e drejtorëve dhe personave drejtues: sfida dhe zgjidhje të mundshme”

Next Story

Bujar Osmani: Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza është akt ç’njerëzor

Latest from Blog

Go toTop