Mbështetësit e Arben Taravarit kanë filluar hakmarrjen dhe shkarkimin e kryetarëve të degëve në degët të cilët janë reshtuar me Ziadin Selën.
Edhe pse dit më parë ata u ankuan se ka filluar hakmarrja, janë pikërisht ata që kanë filluar hakmarrjen për ata që mendojnë ndryshe.
Si rjedhojë e kësaj, mbështetësit e Taravarit kanë shkarkuar kryetarin e degës së ASH-së në Kumanovë.
Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë mbështetësit e Taravarit dhe për udhëheqës të kësaj dege kanë emruar këshilltarin Huzeir Mustafi.
“Kuvendi i ASH Kumanovë shkarkon kryetarin e degës Arsim Hasani, ndërsa cakton këshilltarin Huzeir Mustafin shef të shtabit për zgjedhjet parlamentare. Në zyrën e ASH Kumanovë, Kuvendi i degës me shumicë apsolute shkarkoi nga pozita e kryetarit të degës Arsim Hasanin”, thuhet mes tjerash në njoftim..
Kujtojmë, ASH-ja në Kumanovë është në koalicion me Maksim Dimitrievskin e Lëvizjes “Znam”.